Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese NULL NULL 22.06.2025 17:57 22.06.2025 17:57 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, e ka uruar Memli Krasniqin për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Ahmeti vlerësoi lart guximin dhe përkushtimin e Krasniqit, tënd për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese. Siç theksoi Ahmeti, BDI-në dhe PDK-në, i bashkojnë vlerat themelore të demokracisë, lirisë, shtetndërtimit dhe aspiratës së përbashkët për integrimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO. “Do të më kesh gjithmonë mua dhe Bashkimin Demokratik për Integrim si partnerë të përkushtuar për bashkëpunim të ndershëm dhe të frytshëm, sepse Kosova për ne nuk është vetëm tokë e një shteti të ri, por është zemër, është kujtim dhe është përmbushje e ëndrrave shumëgjeneratëshe”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Klankosova.tv. “Të uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në misionin tënd për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe paqen e qëndrueshme në rajonin tonë,” shtoi ai. Urimi i plotë i Ali Ahmetit: Me përzemërsi të veçantë të uroj për rizgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik që reflekton pjekurinë politike dhe vlerat që përfaqëson PDK-ja në skenën politike të Kosovës.E vlerësoj lart guximin dhe përkushtimin tënd për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese, duke qëndruar i përkushtuar ndaj rrugës së drejtë që trasuan themeluesit dhe udhëheqësit historikë të kësaj partie, të cilët i presim të kthehen fitimtarë. Kosova ka nevojë për zërin, urtësinë dhe përvojën e tyre, dhe uroj që sa më parë t’i kemi sërish në mesin tonë.BDI dhe PDK i bashkojnë vlerat themelore të demokracisë, lirisë, shtetndërtimit dhe aspiratës së përbashkët për integrimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO.Do të më kesh gjithmonë mua dhe Bashkimin Demokratik për Integrim si partnerë të përkushtuar për bashkëpunim të ndershëm dhe të frytshëm, sepse Kosova për ne nuk është vetëm tokë e një shteti të ri, por është zemër, është kujtim dhe është përmbushje e ëndrrave shumëgjeneratëshe.Të uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në misionin tënd për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe paqen e qëndrueshme në rajonin tonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 1 orë më parë