Rivalët madrilenë vihen pas Ajer NULL NULL 02.06.2020 16:00 02.06.2020 16:00 Mbrojtësi i Celtic-ut, Kristoffer Ajer, ka ngjallur interesim nga rivalët madrilenë, Real Madrid dhe Atletico Madrid, sipas raportimeve nga Football Espana. Norvegjezi pritet që të largohet nga “Parkhead” në të ardhmen e afërt, pasi që performancat e tij të mira kanë kapur vëmendjen e top klubeve të tjera evropiane. Në tre vjet te klubi më i trofeshëm skocez, qendërmbrojtësi ka arritur t’i regjistrojë 127 paraqitje, duke arritur që t’i shënojë pesë gola. https://www.youtube.com/watch?v=jI6oc9jHbg8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days