Rita Ora vjen me surprizën e radhës NULL NULL 06.07.2017 12:02 06.07.2017 12:02 Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vjen me një befasi të radhës, transmeton Klan Kosova. Rita ka zbuluar se ajo po shkruan, do të jetë regjisore dhe do ta këndojë këngën zanore të një filmi që është produkt i saji. “Dua të bëj një film. Kam punuar në të në mënyrë shumë sekrete. Është ende shumë herët të flasim për këtë punë por prej kohësh kam ëndërruar të punoj në një film” tregon Rita Ora. Rita u shfaq në Fast & Furious të vitit 2013 ku pas këtij debutimi, ajo mori një tjetër ofertë për të aktruar në filmin “Fifty Shades of Grey” në rolin e “Mia Grey”, por ajo gjithashtu u paraqit dhe në një episod në vitin 2015 të serialit ” Empire”.