Rita Ora vishet si babadimër, befason fëmjët në spitalet e Londrës (FOTO) NULL NULL 21.12.2018 17:56 21.12.2018 17:56 Ditëve të fundit ajo ka qenë jashtëzakonisht e zënë ndërsa po promovonte albumin e saj më të ri ‘’Phoenix’’. Por kësaj here këngëtarja e famshme kosovare, Rita Ora, ndau pak kohë për t’i befasuar pacientët në spitalet e fëmijëve në Londër, njofton Klan Kosova. Këngëtarja e hitit ”Anywhere” ndau dhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat u pa se ishte veshur me kostum të babadimrit. Veç kësaj në ndarjen e dhuratave për fëmijët, ajo po shoqërohej edhe nga nëna e saj Vera Ora, njofton Klan Kosova.