Rita Ora tani ka një të dashur të ri NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Rita Ora, pas ndarjeve të shumta po përjeton një lidhje të re dashurie. Djali fatlum që e ka për të dashur po thuhet të jetë Travis Barker, bateristi i grupit Blink, raporton revista amerikane Us Weekly, transmeton Klan Kosova. Rita është parë shpesh nën shoqërinë e Travis Barker që pas takimit të tyre të parë në ndeshjen e basketbollit me 20 shtator në Los Angeles. “Kur Rita e ka parë Trevis ka filluar të kërkojë që të dijë më shumë për të”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren 24 vjeçare. “Që nga ajo ditë ata janë bashkë dhe të pandashëm”. “Ajo që i bashkon ata është dashuria e madhe për muzikën”, ka thënë ai. Barker është babai i dy fëmijëve nga martesa e parë e cila kishte zgjatur 6 vjet, kurse Rita kohëve të fundit është ndarë nga i dashuri Ricky Hilfiger me të cilin ishte në lidhje për më shumë se një vjet.
Kosova A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) 38 minuta më parë
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 43 minuta më parë