Rita Ora shfaqet me të brendshme të kuqe në hapësirat e një aeroporti NULL NULL 19.08.2024 09:01 19.08.2024 09:01 Rita Ora ka ndarë disa fotografi në Instagramin e saj duke dokumentuar udhëtimet e saj nëpër botë pasi festoi ditëlindjen e 49-të të bashkëshortit, Taika Waititi këtë javë. Këngëtarja 33-vjeçare në njërin imazh u shfaq me të brendshme të kuqe teksa shihej duke kaluar nëpër sigurinë e aeroportit pasi një shfaqjeje në një skenë të Rumanisë, pak para se të hipte në një avion privat. Në një foto tjetër, Rita ndau një puthje të ëmbël me regjisorin e Thor, me të cilin u martua në vitin 2022, në një festival dhe zbuloi se ata kishin udhëtuar ‘anembanë botës për 24 orë’. Mbishkrimi i postimit: “Këtu vjen një moment në kohë kur njëri prej nesh duhet të jetë i keqi…në mbarë botën në 24 orë”, transmeton Klankosova.tv. View this post on Instagram A post shared by RITA ORA (@ritaora)