Rita Ora dhe Lewis Hamilton po punojnë së bashku? NULL NULL 18.07.2016 12:45 18.07.2016 12:45 Kohëve të fundit ka pasur shumë thashetheme se ka lindur një romancë mes këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Lewis Hamilton. Por a mund të jetë e vërtetë se të dy janë duke punuar së bashku në një projekt muzikor? Këngëtarja dhe vozitësi i Formula 1 janë parë duke kaluar vikendin së bashku duke regjistruar së bashku në studio derisa të dy kanë postuar fotografi të ndara nga brenda studios. Të dielën, ylli i Formula 1 ka ndarë një fotografi me fansat në Instagram ku shihet duke punuar në studio derisa edhe Rita Ora poashtu ka postuar një fotografi të ngjashme, transmeton Klan Kosova. https://www.instagram.com/p/BH-OdSJhgI1/?taken-by=lewishamilton View this post on Instagram 🌊 A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Jul 17, 2016 at 3:41pm PDT As njëri e as tjetri nuk kanë konfirmuar nëse kanë qenë së bashku në studion e njejtë e as që janë duke bashkëpunuar në ndonjë projekt. Të dy kanë qenë kryelajm i mediave rozë duke u përfolur për një lidhje mes tyre por kjo ka mbetur e pakonfirmuar ndonëse një burim ka thënë se Ora dhe Hamilton janë të pandarë tashmë. “Ata nuk mund të ngopen me njëri-tjetrin, është vërtetë shumë e ëmbël”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.