Rita Ora dedikim special për koncertin në Tiranë: Mezi pres për sonte! NULL NULL 06.09.2022 18:00 06.09.2022 18:00 Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shkruar një dedikim special për paraqitjen e sontme të saj në organizimin në Tiranë. ”Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi pres sonte”, shkruan mes tjerash, Ora në facebook, transmeton klankosova.tv. ”Sigurohuni që të arrini në Sheshin Skënderbej herët për të parë linjën e mrekullueshme të të gjitha femrave që performojnë sonte! Shihemi më vonë djema!”. Sonte, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët.