Rita Ora bëhet me shtëpi të re në Prishtinë NULL NULL 08.09.2018 10:47 08.09.2018 10:47 Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë me shtëpi të re në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj Besnik Sahatçiu Ora, i cili ka postuar fotografi në Facebook me përshkrimin ‘Të lumtur për shtëpinë tonë të re në Prishtinë’. Imazhet që babai i artistes postoi janë familjare, ku shihen motra dhe vëllai i Ritës dhe mamaja. Sipas të gjitha gjasave, prindërit e Ritës janë në Prishtinës pasi ditë më parë pushuan në bregdetin shqiptar konkretisht në Sarandë, njofton Klan Kosova. Nuk dihet akoma saktë lokacioni i shtëpisë së kësaj familje të njohur të cilët prej vitesh jetojnë në Londër, por ajo që dihet është se Rita dhe familja e saj nuk e harrojnë asnjëherë atdheun. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat e Rihannës çmenden, A$AP Rocky zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së tyre të tretë 30/06/2025