Ristuccia pret në takim Hoxhën, flasin për koordinim ndërmjet KFOR-it dhe Policisë NULL NULL 11.07.2023 17:44 11.07.2023 17:44 Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe stafin e tij, në shtabin e KFOR-it në Prishtinë. “Ata diskutuan për situatën e sigurisë dhe çështjet kryesore të koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Twitter. Kujtojmë se sot gjatë ditës, edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it. Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv