Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rio Ferdinand flet për gruan e tij

NULL NULL
24.05.2015 11:45

Ish kapiteni i Anglisë Rio Ferdinand, ka folur publikisht për herë të parë që nga vdekja e gruas së tij qe luftoj me kancerin dhe thotë se ka qenë periudha më e vështirë e jetës së tij.

Duke shkruar në The Sun, ai vlerësoi trimërinë e gruas së tij Rebecca Ellison e cila vdiq në moshën 34 vjeçare në fillim të këtij muaji.

Gruaja me të cilën u martua në vitin 2009, vdiq me 1 maj nga kanceri i gjirit.

Ajo la pas tre fëmijë, Lorenz 9 vjeç, Tate 6 vjeç dhe Tia 4 vjeç, transmeton klankosova.

Në artikullin e tij Ferdinand thotë:  ‘’Ne futbollistët shpesh herë flasim për humbjen e një loje të rëndësishme sikur të ishte fundi I botës, më besoni kjo nuk është asgjë në krahasim me gruan tuaj, nënën e fëmijëve të mij që vdiq nga kanceri në moshën 34 vjeçare”.

”Rebecca ishte një grua tepër e guximshme dhe një person shumë privat e cila nuk ka dashur asgjë në lidhje me sëmundjen e saj për t’u paraqitur në media, për derisa ajo ishte duke luftuar për jetën e saj, vetëm një grup I ngushtë I familjes dhe miqtë e dinin’’, tha ai.

Që nga vdekja , lojtarët e tjerë të lojës kanë ofruar ngushëllimet e tyre për Ferdinandin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.