Rilindja ”ringjallë” Enverin dhe PPSH-në NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Në Himarë kanë ‘rilindur’ edhe parullat e periudhës së komunizmit. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama. Kjo ka ndodhur në fshatin Kudhës, ku falë një projekti janë shtruar rrugicat dhe është vendosur ndriçimi. Po ashtu është rikonstruktuar edhe godina qendrore e fshatit, mbi të cilën ishin shkruar disa parulla të komunizmit. Megjithatë këto parulla nuk janë fshirë, madje ato janë restauruar. Në parulla lexohet: “Rroftë komandanti i lavdishëm, shoku Enver Hoxha” dhe “Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH”. Në gusht të vitit të shkuar, PD denoncoi këto parulla në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Komunizmit.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022