Rikthim i hidhur i Lampardit te Chelsea, ende s’ka fitore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rikthim i hidhur i Lampardit te Chelsea, ende s’ka fitore

NULL NULL
02.05.2023 23:06

Një pjesë e tifozëve të Chelseat u çliruan kur Graham Potter e përfundoi aventurën në klubin londinez.

Në vend të tij u emërua Frank Lampard, i cili u rikthye në “Stamford Brigde”. Por po del që vet anglezi nuk do e kishte dashur këtë rikthim.

Lampard qëkur e mori drejtimin e Chelseat nuk po di të fitojë, pasi në gjashtë ndeshje ka pësuar po aq humbje.

Në drejtimin e tij, skuadra ka shënuar vetëm dy gola dhe ka pësuar 12 të tjerë.

Ai pësoi dy humbje në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi dhe katër disfata të tjera në Premier League.

Akoma nuk dihet e ardhmja e tij, por që nuk duket se do jetë pjesë e klubit londinez në sezonin e ardhshëm. /Klankosova.tv.