Rikthehet në skenë Qazim Menxhiqi (VIDEO) NULL NULL 28.09.2018 12:11 28.09.2018 12:11 Pas disa dekadave u rikthye në skenën muzikore këngëtari Qazim Menxhiqi autori i disa megahiteve si: “Niset trimi për gyrbet”, “Une jam shqipe nga Kosova”. Ai nisi të këndojë në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1982 ku interpretoi dhe debutoi në Akordet e Kosovës dhe u shpërblye me ‘plaketa e arit’ dhe ky ishte fillimi i shumë sukseseve që do të pasonin për Qazimin deri në vitin 1987 kur mërgoi ne Australi. Tani ai është në përgatitje të një albumi të ri që pritet të lansohet në verë të 2019-ës. Paralajmërimit të albumit të ri i paraprinë kënga e re “Kush jem ne” me videoklipin e realizuar nga regjisori Ylber Mehmedaliu. Artisti realizoi tri albume në zhaner popullore/folklorike: 1988- “Ah moj nan’ Kosove”, më 1994“Malli” dhe 1996 “E përjetshme është Shqipnia”. klankosova.tv