Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rikthehet në operim njësia A3 e termocentralit “Kosova A”

NULL NULL
20.06.2025 12:19
kek
Korporata Elektroenergjetike e Kosovës. Foto: Klankosova.tv

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, e cila dje ishte ndalur në mënyrë të paplanifikuar, është rikthyer në operim sot rreth orës 08:00.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se aktualisht, njësia A3 është në operim të rregullt dhe gjendja e saj është stabile.

“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit ‘Kosova A’, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00”.

“(KEK) do të vazhdojë të informojë me transparencë për çdo zhvillim që ndikon në operimin e njësive dhe furnizimin me energji”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.