Rikthehet në gjykim ndaj urologut Fatos Shukriu, akuzohet për vdekjen e 71-vjeçarit (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 01.07.2025 19:55 nga Florentina Hoti 01.07.2025 19:55 Familja e 71-vjeçarit Fadil Krasniqi nga Shiroka e Suharekës, po pretendon se familjari i tyre vdiq si pasojë e trajtimit jo të duhur mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit. Në një përgjigje përmes postës elektronike, Prokuroria Themelore në Prizren renditi hapat që kanë ndërmarrë deri më tani lidhur me këtë rast. “Nga Prokuroria Themelore në Prizren, është marrë aktvendim përmes të cilit Oda e Mjekëve të Kosovës është urdhëruar të formojë një komision multidisiplinar për kryerjen e ekspertizës lidhur me trajtimin mjekësor të viktimës F.K”. “Megjithëse, nga Oda e Mjekëve të Kosovës janë hasur vështirësi të konsiderueshme në sigurimin e ekspertëve, për shkak të mungesës së mekanizmave për kompensim financiar dhe kufizimeve institucionale”. “Më pas, Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar realizimin e ekspertizës, duke nxjerrë aktvendim për Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të kryerjes së ekzaminimit dhe vërtetimit të rrethanave për ndriçimin e rastit. IML njofton se nuk është kompetent për të kryer një ekzaminim të tillë”. “Ndërkaq, me datë 28.04.2025, është marrë aktvendim përmes të cilit janë urdhëruar ekspertët nga lëmi i pulmologjisë, anesteziologjisë, kardiologjisë, onkologjisë dhe infektiologjisë që të hartojnë një ekspertizë dhe të japin një mendim profesional lidhur me rastin e trajtimit mjekësor të viktimës – tani të ndjerë F.K.”, ka thënë Prokuroria Themelore e Prizrenit për Kiks Kosova. Nga prokuroria patën disa ankesa për Odën e Mjekëve. Sipas tyre, OMK-ja ua ka mundësuar vonesat në këtë proces. “Nga Prokuroria është lëshuar urdhëresë për Odën e Mjekëve të Kosovës, për formimin e një komisioni multidisiplinar për realizimin e ekspertizës mjekësore lidhur me rastin në shqyrtim”. “Nga Oda kemi pasur vonesa të mëdha në kthimin e përgjigjes, dhe më pas nga ta është bërë e ditur se Oda nuk ka autoritet për të detyruar mjekët të kryejnë ekspertiza dhe se mungesa e kompensimit financiar ka penguar realizimin e tyre. Pavarësisht kërkesave të përsëritura për bashkëpunim, nuk është marrë përgjigje adekuate nga ana e Odës. Si rezultat, Prokuroria ka kërkuar angazhimin e ekspertëve të pavarur nga lista zyrtare, ku vetëm një ekspert ka pranuar të kryejë ekspertizën. Ekspertiza është dorëzuar dhe pala e dëmtuar është njoftuar në mënyrë të rregullt”, tha Prokuroria. Për KIKS Kosovën, Prokuroria hedh poshtë akuzat për neglizhencë dhe thotë se rasti është duke u trajtuar. “Në lidhje me pretendimet se rasti është mbyllur dhe nuk po trajtohet më, Prokuroria Themelore në Prizren thekson se këto pretendime nuk qëndrojnë. Çështja është duke u trajtuar në mënyrë aktive dhe me seriozitet të plotë nën shenjën PP/II.nr.2337-2/2023, përmes veprimeve hetimore të mëtejshme dhe realizimit të ekspertizave të nevojshme”. “Vlen të theksohet se përveç prokurorit të çështjes, pala z. Bekim Krasniqi disa herë është pritur dhe informuar për rastin edhe nga ish-Kryeprokurori dhe Kryeprokurori aktual i Prokurorisë Themelore në Prizren, për më tepër komunikimi zyrtar është mbajtur me përfaqësuesin e autorizuar të z.Bekim Krasniqit”. “Aktualisht, jemi duke pritur ekspertizën nga ekspertët e angazhuar, e cila do të jetë një element kyç për vlerësimin përfundimtar të rastit. Prokuroria është e angazhuar në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe në marrjen e vendimeve në përputhje me ligjin dhe provat e mbledhura”, u thanë përgjigjen e Prokurorisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 2 orë më parë