Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm NULL NULL 15.06.2025 10:31 15.06.2025 10:31 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm ka nisur të rikthehet gradualisht. Sipas njoftimit, furnizimi me ujë pritet që të stabilizohet gjatë ditës së sotme. “Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani. Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj!”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv Derisa gjatë ditës së djeshme, uji është ndalur në një pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Drenas për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 1 orë më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 3 orë më parë