Rikthehen gjyqtarët e huaj në gjysmëfinale dhe finale të playoff-it NULL NULL 12.04.2024 12:20 12.04.2024 12:20 Faza më e nxehtë e kampionatit elitar të Kosovës pritet të rikthejë gjyqtarët e huaj për ti gjykuar disa nga ndeshjet. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, FBK-ja në kordinim me klubet pjesëmarrëse të play off-it pritet të marrë vendim që në ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të gjykojë nga një refer i huaj dhe dy vendorë. Në edicionin e kaluar në ndeshjet e play off-it kishin gjykuar nga dy gjytarë të huaj e një vendor, derisa kishte pasuar edhe një skandal lidhur me dy referë nga Greqia të cilët ishin zënë duke biseduar me një person të panjohur në orët e vona jashtë hotelit ku ishin të akomoduar dhe ishin akuzuar për tentim-kurdisje të ndeshjes, madje rastin e kishte konfirmuar edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Gjyqtarët në fjalë së fundmi janë suspenduar nga FIBA, për kryerje të funksionit në bazë të Kodit të Etikës dhe Integritetit. Ata janë dënuar për “mosraportim”. Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Peja – Ylli, derisa në gjysmëfinalen e dytë, Trepça e pret fituesin e serisë mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, atje ku rezultati është i barabartë 1-1 me fitore. Në gjysmëfinale, ekipi që arrin tri fitore kalon tutje dhe shpallet kampion. /AsistiOnline.com/