Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë NULL NULL 11.08.2022 14:00 11.08.2022 14:00 Është rihapur shqyrtimi gjyqësor në rastin ku F.S akuzohet se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S. Një vendim i tillë u morë nga gjykatësi Kushtrim Shyti në seancën e së enjtes në të cilën pritej të bëhej shpallja e aktgjykimit, raporton ”Betimi për Drejtësi”. Sipas gjykatësit Shyti, deri tek rihapja e shqyrtimit gjyqësorë ka ardhur pasi që trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokat Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S e cila akuzohet se deri sa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S. Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pa e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja. Lidhur me këtë, F.S po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025