Rihanna tregon barkun e rrumbullakosur, shfaqet me familjen gjatë Javës së Modës në Paris NULL NULL 28.06.2025 13:54 28.06.2025 13:54 Rihanna u bë përsëri më e komentuara e medieve rozë me paraqitjen e fundit ndërsa iu bashkua partnerit të saj A$AP Rocky në sfilatën AWGE gjatë Javës së Modës në Paris . Rihanna dukej tejet me stil për shfaqjen, ndërsa mbërriti me një këmishë të zbërthyer me vija blu dhe të bardha – e cila i nxirrte në pah barkun që i rritej. Ajo e kombinoi këmishën me një minifund ngjyrë blu të errët, taka të bardha me rripa dhe çorape gri, si dhe një çantë dore me logon e Drakulës. Këngëtarja hyri në sallë duke mbajtur djalin e saj njëvjeçar, Riot, të cilin e ka me A$AP, 36 vjeç, së bashku me djalin tjetër RZA, tre vjeç. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.