Rihanna thotë se dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë: E dua edhe një vajzë NULL NULL 11.04.2024 21:57 11.04.2024 21:57 Foto nga arkiva. Rihanna Aristja e njohur, Rihanna është shprehur se është e hapur dhe e gatshme për të rritur familjen e saj. Duke folur për Interview Magazine, këngëtarja e cila ka dy djemë me partnerin ASAP Rocky, u pyet se sa fëmijë të tjerë donte të kishte. “Aq sa do Zoti që të kem”, është përgjigjur Rihana. Ajo u shpreh gjithashtu se do të dëshironte të ketë edhe një vajzë. “Nuk e di se çfarë do Zoti, por do të shkoja më shumë se dy. Do të doja një vajzë. Por, sigurisht nëse është djalë, është prapë gjë e bukur”. “Gjëja më e bukur është se fëmijët vijnë në botë me individualitetin dhe sinqeritetin e tyre”, është shprehur tutje ajo.