Rihanna shtatzënë?! NULL NULL 01.12.2021 10:33 01.12.2021 10:33 Pas pamjeve nga ceremonia e Barbadosit që festonte inaugurimin e tyre të parë presidencial, fansat kanë filluar të spekulojnë se Rihanna mund të jetë shtatzënë. Pse fansat mendojnë se Rihanna është shtatzënë? Ndërsa asnjë thashetheme nuk është konfirmuar, shumë përdorues në llogaritë e tyre në rrjetet sociale kanë spekuluar rreth asaj, nëse Rihanna është apo jo shtatzënë. Një përdorues i verifikuar, The Academy, shkroi: “Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky”, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv Tweet-i ka marrë mijëra komente dhe pëlqime, por nuk ka asgjë për të mbështetur pretendimet. Shumë njerëz kanë postuar foto nga ceremonia e inaugurimit në Barbados, duke pretenduar se Rihanna ka bark të fryrë. Kjo nuk është hera e parë që ndizen thashetheme për këngëtaren. Në vitin 2019, filluan të qarkullojnë thashethemet se ylli ishte shtatzënë. Ajo iu drejtua thashethemeve në një intervistë për Vogue, duke thënë “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di… planin e Zotit.”