Rihanna i rikthehet ish-të dashurit (FOTO) NULL NULL 20.01.2020 11:44 20.01.2020 11:44 Çdo gjë që Rihanna bën padyshim se është pjesë e shtypit rozë, së fundmi është përfolur për ndarjen e saj me miliarderin arab Hassan Jameel pas 3 vjetësh lidhje. Ndarja e tyre ishte e papritur pasi çifti vetëm pak kohë më parë ishin njohur me familjet dhe të gjithë po prisnin që të merrnin hapin tjetër drejt martesës. Nuk ka vonuar shumë dhe Rihanna po përflitet për një lidhje të re. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja e ka kaluar mbrëmjen në një club nate me reperin Asap Rocky. Kujtojmë se vite më parë, Rihanna dhe Asap Rocky kanë qenë në një lidhje të cilën e bënë edhe publike me gjestet e dashurisë që bënë gjatë një koncerti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.