Rihanna dhe ASAP Rocky plot stil rrugëve të Nju Jork-ut NULL NULL 17.05.2024 09:09 17.05.2024 09:09 Rihanna dhe ASAP Rocky janë parë rrugëve të Nju Jork-ut derisa po shkonin në restorantin italian “Mamo” për një darkë bashkë. Këngëtarja kishte të veshur xhaketë prej lëkure të zeze të kombinuar me një fund, ndërkohë i dashuri i saj një kostum ngjyrë të kaltër të hapur, transmeton Klankosova.tv. Fundjavën e kaluar, Rihanna dhe Rocky u panë duke festuar ditëlindjen e dytë të djalit të tyre RZA. RZA është djali i parë i çiftit, ndërsa Rihanna lindi djalin e tyre të dytë, Riot Rose, në gusht të vitit 2023.