Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rihanna bëhet nëna e një djali

NULL NULL
19.05.2022 19:59

Këngëtarja e njohur Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë.

34-vjeçarja nga Barbadosi e lindi djalin e saj më 13 maj, sipas një artikulli të TMZ-së.

Çifti deri tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se janë bërë prindër, por në mediet e huaja ky lajm është duke qarkulluar sot.

Hera e fundit kur ajo u pa në publik ishte më 9 maj, duke dalë bashkë me të dashurin e saj nga restoranti ‘Giorgio Baldi’ në Santa Monica të Kalifornisë, shkruan Dailymail, transmeton KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme