Riformatohet Qeveria: Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj ministër i jashtëm NULL NULL 02.06.2016 12:32 02.06.2016 12:32 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për riformatimin e qeverisë, njofton Klan Kosova. “Kemi arritur një marrëveshje të përbashkët që të shihet të gjitha mënyrat dhe fushat për zhvillimin e vendit, në kontekste të ndryshme”. “Po ashtu kemi rënë dakord që në vitin tjetër të fillojmë me Ligjin për sigurimet shëndëtësore. E dimë që do të jetë e vështirë, por jemi të përkushtuar që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë mbështetje kur kanë nevojë. Ligji për Trepçën do të përfundohet gjatë këtij viti”. “Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit jemi marrë vesh që të ketë edhe dy emërime të reja, duke propozuar Hajredin Kuçin si zëvendëskryeministër, ndërsa Enver Hoxhaj do të jetë ministër i jashtëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 10 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 10 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 11 orë më parë