Riciklimet e prokurorisë, dëshmitarët te “Cali” edhe kundër Thaçit (VIDEO) NULL NULL nga Rina Mujku 25.10.2024 20:18 nga Rina Mujku 25.10.2024 20:18 Nuredin Ibishit i ndërroi vetëm krahu i thirrësit. Teksa te rasti i Calit, në Hagë e pati ftuar Mbrojtja, te katërshja e solli Zyra e Prokurorisë së Specializuar. Këta, prej 19 shtatorit kanë filluar të ri-pyesin edhe dëshmitarët e vet të mëparshëm te Salih Mustafa, tash kundër Thaçit dhe të tjerëve, e që sipas dokumenteve që ka Klani, deri këtë të premte janë thirrur 5 nga 13 individë që u paraqitën kundër ish eprorit lokal, të dënuar tashmë me 15 vjet burg. Ndër ta është dëshmitari krejt i parë që doli në histori të Gjykatës Speciale, nga 20 deri më 23 shtatori 2021. Ky pati qenë vetë i ndaluar dhe maltretuar në qendrën e ndalimit në Zllash dhe gjatë gjykimit nuk pati përmendur ndonjë lider tjetër të UÇK-së, apo inkriminuar direkt Mustafën, siç pati thënë – për shkak të klimës frikësuese. Prokurorët do ta ri-presin në sallë edhe dëshmitarin e tretë të Mustafës, i cili e pati detyruar atëherë ZPS-në ta dëgjojë fillimisht më 4 tetor 2021 e më pas edhe më 1 qershor 2022. Sikur i pari, edhe ky burrë është ndaluar në Zllash. Kundrejt katërshes së UÇK-së, Kimberly West do të mbështetet edhe në dëshminë e individit të 8 që doli në procesin gjyqësor të ish shefit të BIA-s. Më i rëndësishmi. Ky më 22 nëntor 2021 pati dëshmuar për viktimën e vrasjes dhe vendin e ndalimit të atij personi i cili thuhej se ishte bombarduar nga NATO gjatë ditëve të fundit të kampanjës. Përveç këtyre, tashmë janë dëgjuar rrëfimet e dyta të dëshmitarëve 2 dhe 6. 2-shi, Halim Berisha, një ish pjesëtar i UÇK-së që e kishte parë vetë viktimën e vrasjes, kishte vendosur ta ndërrojë statusin nga i mbrojtur në publik. Për të qenë më të familjarizuar me rastet, West ka transferuar nga njëra çështje gjyqësore te tjera edhe prokurorët, Filipo De Minicis, Cezary Michalczuk dhe Silvia D’Ascoli.