Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Richard Grenell: Administrata Trump do progres ekonomik

NULL NULL
22.01.2020 20:51

I derguari special i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, tha se fokusi i administratës amerikane do të jetë zhvillimi ekonomik në rajon.

Këto komente ai i bëri në fillim të darkës me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, perderisa refuzoi të diskutoj për çështjet e brendshme politike të Kosovës.

“Presidenti Trump ka qenë veçanërisht i fokusuar për ta zgjidhur problemin duke mos shikuar prapa, duke mos përdorë gjithmonë të njëjtat argumente politike. Ne duam progres në këtë regjion, në Kosovë dhe Serbi, në sferën ekonomike. Të rinjtë duan vende pune. Kjo është motoja e administratës së Trump”.

Grenell theksoi se po mundohet që çështjet e ngelura në tavolinë, të cilat kanë impakt ekonomik, t’i shtyej përpara.

Ai pohoi se ka disa projekte dhe ide që do t’i realizojnë, që sipas tij do të krijojnë vende të reja pune.

“Presidenti Trump e ka fokusin këtu duke thënë vazhdimisht – kur ke ekonomi të zhvilluar, kur njerëzit marrin pjesë në ekonomi në mënyra të reja të të bërit biznes dhe kanë vende pune më të mira, problemet politike kanë tendencë të zhduken. Sepse atëherë njerëzit fokusohen në jetët e tyre”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.