Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) NULL NULL 03.07.2025 19:15 03.07.2025 19:15 Disa agjenci udhëtimesh në Gjilan dhe Prishtinë u gjendën përballë një skeme mashtrimi, që dukej si e dalë nga një film: rezervime biletash të konfirmuara, udhëtime të realizuara por pagesa askund. Një emër i vetëm, Mërgim Gashi, arriti t’i mashtrojë këto agjenci disa herë me radhë, raporton Kiks Kosova. Ai porosiste bileta në emër të klientëve, por nuk paguante asnjë cent. Me presionin e shtuar nga Policia, i dyshuari Gashi ia ktheu rreth 5000 euro një agjencie në Prishtinë, megjithatë jo menjëherë, dhe sigurisht jo ashtu siç i kishte marrë. Borxhi prej 1100 eurove ndaj agjencisë në Gjilan mbeti i papaguar. Një ditë, Gashi mori një telefonatë nga emisioni Kiks Kosova, që po hetonte rastin. Frika dhe presioni e kapluan. Ditë pas dite, ai filloi të dërgonte njerëz që të bindnin redaksinë për të mos e transmetuar emisionin. Për të fituar kohë, Gashi i kërkoi dy javë Kiks Kosovës, duke thënë se do të vinte në Kosovë për të treguar versionin e tij. Por, as kjo nuk ndodhi. Në vend të një sqarimi publik, ai zgjodhi një llogari bankare. Pa dhënë asnjë shpjegim, Mërgimi ia ktheu 1100 eurot e agjencisë turistike në Gjilan, duke besuar se pagesa do ta ndalonte transmetimin. Pronarja e agjencionit luti Kiksin që ta ndalej emisioni për shkak të frikës nga Mërgim Gashi. Mërgimi i kishte premtuar Kiks Kosovës se do të vinte në Kosovë më 1 korrik, dhe ashtu siç e kishin lënë, gazetarja e kontaktoi atë. Mirëpo Mërgimi si duket gënjeu për të përfituar kohë. Ai tha se është i sëmurë andaj nuk e di se kur mund të vijë. Të mërkurën (7 korrik) kur edhe do të transmetohej emisioni, Mërgim Gashi u kontaktua edhe një herë nga redaksia për t’i dhënë hapësirën. Gashi nuk e hapi telefonin dhe as nuk e ktheu mesazhin. Siç pretendonte ai, kishte qenë në vizitë tek mjeku dhe nuk mundi t’i kthejë përgjigje Kiksit. Mirëpo pa kaluar as 2 minuta, Mërgimi kishte kontaktuar avokatin e tij Muharrem Kurtaj, duke i kërkuar atij që ta ndalte emisionin. Pavarësisht se Kiksi i tregoi se një gjë e tillë nuk është e mundur, Kurtaj insistonte. Me një gjuhë të ashpër në telefon, ai akuzonte gazetaren për jo profesionalizëm, ani pse e priti Mërgimin për dy javë. Pas transmetimit të emisionit lidhur me mashtrimet e dyshuara të Mërgim Gashit, në emailin e redaksisë erdhën dhjetëra mesazhe nga persona të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga i njëjti person, Mërgim Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mjeku e mbyti", rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) 03/07/2025