Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rezervimet bëhen dy vjet më herët, problem kur anulohen”, thotë menaxheri i dasmave (VIDEO)

NULL NULL
05.07.2025 15:09
Elton Mehaj

Elton Mehaj, menaxher i dasmave në Kosovë, thotë se kjo punë që bën është mjaft e vështirë.

Ai po ashtu shton se rezervimet bëhen qysh dy vjet më herët, transmeton Klankosova.tv.

“Si proces është shumë i vështirë, pasi rezervimet bëhen dy vjet më përpara. Gjatë asaj kohe mundet me pasë edhe dështime nga ana e çiftit, munden mu nda për shembull, mundet me pasë edhe ndonjë problem tjetër. Kur ndodhin këto, për mua është shumë e vështirë pasi unë kam një staf prej 25 personash, ku marrim pjesë në çdo dasmë, kemi kamerën, kemi dekorin, kemi violinë, këngëtarë, orkestër, dhe tash me anulu secilin është pak problem”, u shpreh Mehaj në emisionin “Ëeekend” në Klan Kosova.

Pavarësisht vështirësive, Mehaj thotë se e bën këtë punë për shkak se e do shumë, duke shtuar se e bën edhe për “idare”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.