Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhepi: Miqësia me ShBA-në është krijuar me shumë sakrificë, nuk duhet të zbehet (VIDEO) 

NULL NULL
04.07.2025 09:30

Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka folur në emisionin “Ora 7” për rëndësinë e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në dhe sfidat që kërcënojnë këtë miqësi.

Rexhepi theksoi se pavarësisht dashurisë dhe respektit të përgjithshëm për ShBA-në, ka faktorë që mund të ndikojnë negativisht, veçanërisht te të rinjtë.

Sipas tij, rrjetet sociale, ndikimet e jashtme dhe elementë të caktuar të shoqërisë po përpiqen ta zbehin këtë marrëdhënie të veçantë, transmeton Klankosova.tv. 

“Ka një tendencë që të krijohet një qasje më e zbehtë ndaj ShBA-së, veçanërisht nga të rinjtë. Kjo i konvenon vetëm armikut tonë tradicional. Ne duhet të kujtojmë se kjo miqësi është ndërtuar me shumë punë, përkushtim dhe madje edhe me gjak”,  tha Rexhepi./Klankosova.tv. 

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.