Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Kadriu i AAK-së thotë se s’bëjnë koalicion me PDK-në

NULL NULL
11.09.2019 12:20

Bashkëqeverisën bashkë për rreth dy vjet, por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thekson se nuk e ka ndërmend që të vazhdojë partneritetin pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Nënkryetari i AAK-së, njëherit edhe zëvendësministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), Rexhep Kadriu i tha Ekonomia Online se PDK-ja nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet politike, prandaj edhe është e pamundur të qeverisin bashkë edhe njëherë.

“Nuk do ta vlerësojmë koalicionin me PDK-në, arsyeja e vetme është se ne kemi qenë në koalicion. E dimë edhe deklarata e tyre të ndryshme, në paradite tjetër në darkë ndryshe do të thotë nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre politike”.

Ai thotë se janë për koalicion me Nismën, AKR-në dhe LDK-në.

Pas zgjedhjeve ai thotë se do të diskutohen me të gjitha forcat politike çështjet e rëndësishme për vendin, sidomos dialogu me Serbinë.

“Ne vlerësojmë se koalicioni i ardhshme do të jetë më partitë e tjera. Kemi bashkëpunim të mirë më Nismën dhe AKR-në, si dhe me LDK-në. Ne do të shohim në të ardhmen se si do të rrjedhin ngjarjet, por ne shpresojmë se do ta dalim partia e parë në nivel vendi, koalicion AAK-PSD”.

“Atëherë do të ulim do të bisedojmë me të gjitha forcat politike, të cilat do t’i shtojmë proceset e Republikës së Kosovës e veçanërisht bisedimet me Serbinë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.