Rexha: “Europa Nostra” politike, po merren vetëm me objektet ortodokse (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 14.07.2022 10:19 nga Enis Reçica 14.07.2022 10:19 Organizata jo qeveritare evropiane, “Europa Nostra” gjatë së mërkurës, lëshoi një komunikim, ku tha se Manastiri i Deçanit është në rrezik, dhe ka nevojë për tu siguruar. Por, drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, në Sytë 7 në Klan Kosova tha se ky qëndrim “më shumë ka karakter politik qëndrimi i kësaj organizate jo qeveritare, se nuk ka potencial të rrezikshmërisë”. Sipas tij, “ka shumë objekte ortodokse në Kosovë që nuk ruan kurrkush dhe i kanë dyert qel. Edhe këto që ka elemente të tjera të radikalizmave, diçka të tillë nuk ka në Kosovë”. Sipas Rexhës, as ministrat e Qeverisë së Kosovës, nuk është dashur t’i takojnë përfaqësuesit e kësaj organizate, pasi nuk janë të së njëjtit nivel. Europa Nostra, sipas kreut të Arkeologjisë, do duhej të takohej me organizma të së njëjtit nivel e profesional. Ndërkaq, Rexha në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe për mënyrën se si janë bërë pjesë në UNESCO, Manastiri i Deçanit, Patriarkana e Manastirit të Pejës, Kisha e Shën Premtës dhe Manastiri i Graçanicës. Për këtë, Rexha tha se “fati i madh në atë fatkeqësi, se propozues ka qenë Serbia, nuk kanë hy në selinë e UNESCO-së si monumente serbe, por kanë hy, duke iu falënderuar të tjerëve dhe angazhimit të Kosovës, në Paris nuk e kanë lejuar të regjistrohen si monumente serbe, por si monumente ortodokse të Kosovës”. Arkeologu, në Sytë 7 shtoi se këto objekte “janë ndërtime të periudhës së dardanëve të krishterë. Nga ortodoksët kanë filluar të menaxhohet në shekullin 14, më pas në shekullin 16, u jepet e drejta ortodoksëve të menaxhohet, jo serbëve”.