Reuters: Amerika këto ditë jep paketën e fundit për ndihmën e Ukrainës NULL NULL 20.12.2024 17:51 20.12.2024 17:51 Foto ilustruese: Flamuri amerikan (në anën e djathtë), dhe ai ukrainas. Administrata Biden pritet të njoftojë në ditët në vijim paketën e saj të fundit të Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), raporton Reuters, duke iu referuar burimeve të njohura me çështjen. Kjo paketë, e cila ka një vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë (1.15 miliardë euro), do të shpenzojë fondet e mbetura të dedikuara për blerjen e armëve të reja për Ukrainën, përcjell Klankosova.tv. Pakoja pritet të përfshijë mjete të rëndësishme ushtarake si interceptues ajrorë për mbrojtjen ajrore dhe municione për artileri, megjithëse detajet e plota do të bëhen të njohura pas njoftimit të saj zyrtar. Ndryshe nga dërgesat e mëparshme që janë marrë nga depozitat ushtarake amerikane, pajisjet në kuadër të USAI-së blihen drejtpërdrejt nga industrisë mbrojtëse ose partnerët ndërkombëtarë, duke bërë që këto pajisje të arrijnë në fushën e betejës pas muajsh ose edhe vitesh. Ky njoftim mund të përfaqësojë një nga hapat e fundit që Shtetet e Bashkuara do të marrin për të ofruar mbështetje ushtarake direkte për Ukrainën, sidomos në prag të kthimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka kritikuar publikisht ndihmën ushtarake dhe ka premtuar ti jap fund luftës në Ukrainës brenda 24 orëve që nga marrja e detyrës më 20 janar, duke ngritur pasiguri për të ardhmen e përfshirjes amerikane në konflikt. Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ShBA-ja ka angazhuar gjithsej 175 miliardë dollarë (167 miliardë euro) për ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë rreth 61.4 miliardë dollarë për ndihmën në fushën e sigurisë. Pothuajse gjysma e kësaj ndihme ka ardhur përmes programit USAI, ndërsa pjesa tjetër është siguruar përmes autorizimit të tërheqjes presidenciale nga stoqet ushtarake ekzistuese. Aktualisht, mbeten rreth 5.6 miliardë dollarë (5.3 miliardë euro) nën autorizimin për tërheqje presidenciale, të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetje të mundshme të mëtejshme të ShBA-së për Ukrainën. Ky njoftim i paketës USAI thekson angazhimin e vazhdueshëm të administratës Biden për të mbështetur Ukrainën, edhe pse dinamika politike rreth mbështetjes amerikane për luftën mund të ndryshojë me kalimin e udhëheqjes në Shtetet e Bashkuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Dorëzohen Krasniqi e Selimi, s'kërkojnë më lirim me kusht nga Specialja (VIDEO) 12 minuta më parë