Retkoceri: Jetësimi i "Ballkanit të Hapur" do të jetë i vështirë pa Kosovën

Retkoceri: Jetësimi i “Ballkanit të Hapur” do të jetë i vështirë pa Kosovën

NULL NULL
4 weeks më parë

Kryeredaktori në gazetën Koha në Maqedoninë e Veriut Arben Retkoceri, tha se kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka qenë i kujdesshëm në deklarimet e tij ndaj Kosovës për “Ballkanin e Hapur” në krahasim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Retkoceri tha në Info Magazine në Klan Kosova se qëndrimi i Kosovës ka shumë rëndësi në jetësimin e kësaj iniciative.

Ai theksoi se implementimi praktik i “Ballkanit të Hapur” do të jetë i vështirë pa Kosovën për shkak se gjendet në mes të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Zaev ka qenë më i kujdesshëm në deklaratën e tij në krahasim me z. Rama dhe shihet që qëndrimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm ndoshta do të kisha thënë edhe në jetësimin e iniciativës së “Ballkanit të Hapur”. Të paktën edhe në implementimin praktik do të jetë e vështirë pa Kosovën sepse Kosova edhe në pikëpamje territoriale është në mes të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë”.

“Zaev vazhdon ta mbron edhe në opinionin e brendshëm iniciativën dhe idenë e “Ballkanit të Hapur” por për këtë ide është përkrahur edhe nga partitë shqiptare në veçanti nga Bashkimi Demokratike për Integrim”.