Restoranti i parë nën ujë (FOTO) NULL NULL 03.11.2017 16:00 03.11.2017 16:00 Kompania Snøhetta ka dizajnuar një strukturë me tre nivele, të gjerë rreth dhjetë metra me një pamje fantastike nënujore në Norvegji. Në pamje të parë ky objekt, i destinuar për restorant, duket si një gurë më shumë në bregdetin norvegjez, mirëpo kur futesh brenda gjithçka duket magjike. Restoranti ka kapacitet për 100 mysafirë dhe do të vendoset pesë metra poshtë nën det. Snøhetta shpreson të filloj ndërtimin vitin e ardhshëm, në mënyrë që hapja të bëhet në vitin 2019.