Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reshjet e borës zbardhin Malin e Tomorrit dhe Skraparin (VIDEO)

NULL NULL
05.01.2020 21:25

Në disa zona të Shqipërisë ka rënë bora e parë.

Reshjet e pandëprera prej disa orësh ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.

Peizazhi dimëror që ofron Tomorri është një ndër atraksionet kryesore dimëror të qarkut të Beratit, që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.

Reshje të borës kanë mbuluar edhe Teqenë e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrinë në javën e shenjtë.  Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës, që shihen mbi taracat e shtëpive, në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës, në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër,ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova.

Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritur në disa centimetra, rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme, ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celsius pasditen e sotme.

lajme të ngjashme