Reshjet e borës në Shqipëri, Rama: S’janë penguar grupet në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa NULL NULL 10.12.2024 15:42 10.12.2024 15:42 Reshjet e borës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje pas reshjeve të borës në disa vende të Shqipërisë, përfshirë Thethin dhe Vermoshin. Ai është shprehur se këto reshja nuk kanë penguar grupet e punës të cilat janë në terren, siç tha ai, për të siguruar lëvizjen pa pengesa, njofton Klankosova.tv. “Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, ka shkruar Rama në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 25 minuta më parë