Reperi Sean Price ndërron jetë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reperi Sean Price ndërron jetë

NULL NULL
09/08/2015

Artisti dhe anëtari i rep grupit “Heltah Skeltah”, Sean Price ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare.

Price ka vdekur papritur dhe është gjetur në shtëpinë e tij në Brooklyn ndërsa besohet se ka vdekur në gjumë ndërsa shkaqet akoma nuk janë bërë të ditura.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga shtëpia muzikore në të cilën ai merrte pjesë.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se Sean Price ka ndërruar jetë. Shkaku i vdekjes është akoma i paqartë” thanë ata, transmeton Klan Kosova.

Sean u bë I njohur në botën e muzikës bashkë me shokun e tij, Jahmal Bush si pjesë e duos “Heltah Skeltah” kur edhe kishin lansuar albumin e tyre debutes “Nocturnal” në vitin 1996.