Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reperi amerikan Chance, së shpejti me koncert madhështor

NULL NULL
21.07.2021 14:10

Reperi i njohur amerikan, Chance ka regjistroi një koncert katër vjet më parë, derisa kishte ndërmend të bënte një film për ekranin e madh, por mbeti vetëm si ide pasi nuk dinte si t’i modifikonte të gjitha pamjet.

Por, derisa ishte i qetë në shtëpinë e tij gjatë pandemisë, fituesi i Grammy shfrytëzoi rastin që të mësoi edhe zanatin e krijimit të filmit, transmeton klankosova.tv.

Chance interpretoi në disa koncerte virtuale përfshirë “Chi-Town Christmas”, të cilin ai e drejtoi duke i dhënë kështu besim të mjaftueshëm për të rishikuar idenë e krijimit të filmit të tij, shkruan AP.

“Kisha shumë shënime dhe ide redaktimi, por nuk dija si të redaktoja. Por gjatë pandemisë, fillova të bëja koncerte virtuale dhe t’i drejtoja vetë. Gjatë kësaj kohe fitova shumë njohuri, ku njëra prej tyre ishte edhe të kuptoja se si të bëjë punën e redaktorit”, tha reperi i njohur.

Tani, aspiratat e Chance janë që të realizojë filmin e koncertit “Magnificent Coloring World”, i cili do të shfaqet premierë më 13 gusht në teatrot e zgjedhura AMC.

Koncerti u filmua në vendlindjen e tij në Çikago gjatë Turit Botëror të Ngjyrosjes në vitin 2017, menjëherë pasi fitoi tre Grammy përmes projektit të tij të pavarur  “Coloring Book”, i cili fitoi çmimin për albumin më të mirë rep.

Ai gjithashtu mori në shtëpi trofeun e artistit më të mirë të ri dhe performancën më të mirë të repit, me këngën “No Problem”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.