Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania “Limit Project”? (VIDEO)

NULL NULL
20.06.2025 19:47

Puna për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës nisi në shtatorin e 2024-ës, por projekti ka gjasë të mos finalizohet në shtator të këtij viti, ashtu siç është paraparë në kontratë.

Kështu ia kanë konfirmuar Kiks Kosovës nga grupi i operatorëve ekonomikë “Limit Project” dhe “Rinesa sh.p.k”, të cilët janë fitues të tenderit të rreth 7 milionë eurove.

Në një përgjigje përmes e-mailit nga ky konsorcium i kanë thënë emisionit se gjatë ndërhyrjes në objekt, kanë hasur në pozicione të cilat nuk kanë qenë të përfshira në projektin fillestar.

Prandaj, sipas kompanisë, këto janë bërë shkas që punimet të rrezikojnë të mos kryhen brenda afatit të paraparë në kontratë.

Ndërkaq nga Ministria e Hajrulla Çekut nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje emisionit lidhur me këtë çështje.

Nga ky dikaster nuk u përgjigjen as në kërkesën për intervistë me drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Jehona Shytin e as në kërkimin e lejes për xhirim në vendpunishte. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.