Rënie graduale e temperaturave nga mesi i javës (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 14:49 08.07.2025 14:49 Pas disa ditësh me temperatura mbi mesataren, vendi pritet të përjetojë një freskim të motit që nga mesi i kësaj jave. Kështu ka bërë të ditur Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. “Jemi duke kaluar një periudhë mbi mesatare, por jo të pazakonshme”, u shpreh ai, duke shtuar se nga sot e tutje pritet ulje graduale e temperaturave për disa gradë, çka do të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të kushteve të motit./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 1 orë më parë