Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rënia” e murit që s’e bashkoi Mitrovicën (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 05.02.2023 20:05

Ishte nisur si mur ndarës gjashtë vjet më parë, e përfundoi si vazo dekorative.

Në fakt, përgjatë dy muajve më 2017 pranë urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut, qe ndërtuar një mur si pjesë e shëtitores, që përfundimisht u rrënua 5 shkurtin e atij viti.

Rënia e atij muri, as pas gjashtë vjetëve nuk e bashkoi Mitrovicën.

Mbi urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë pengesat e betonit, sikur edhe karabinierët italianë.

Hapja e urës për kalimin e lirë të veturave do ishte fort e mirëseardhur.

E shqiptarët e Jugut thonë se që nga 2017 situata nuk ndryshoi për të mirë. Një qytetar konsideron se ndarja fizike e qytetit nuk i konvenon askujt.

Pavarësisht kësaj, jugorët fajin për këtë ia lënë politikës.

Hapjen e urës brenda pak ditësh e pati paralajmëruar edhe 6 shkurtin e 2017-ës Natalia Apostolova si shefe e Bashkimit Evropian në Kosovë, por ky premtim mbeti vetëm fjalë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme