Renditja e re e FIFA-së, Shqipëria për dy muaj bie për 10 vende NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Sot është publikuar renditja e re e kombëtareve nga FIFA. Në tre vendet e para në këtë listë pozicionohen: 1. Argjentina, 2. Gjermania dhe 3. Belgjika. Kombëtarja e Shqipërisë, ka pësuar një rënje për shtatë vende, ku nga pozita e 25-të ka rënë në atë të 32-të. Dy muaj më parë kuqezinjtë janë pozicionuar në vendin e 22-të që ka qenë renditja më e mirë në histori, ndërsa prej para dy muajve tash ata pozicionohen dhjetë vende më poshtë. Humbja nga Portugalia dhe barazimi me Danimarkën duket të jenë shkaktar të kësaj rënjeje, transmeton Klan Kosova.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022