Remi: Pas UÇK-së, blloku i së keqës përtej Serbisë po i sulmon institucionet e sigurisë së Kosovës (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 07:57 16.06.2025 07:57 Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, ka folur për rëndësinë e institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe profesionalizmin e lartë të tyre. Ai vuri në pah se pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, blloku i së keq, siç tha ai i Serbisë dhe përtej saj, po i sulmon institucionet e sigurisë. Këtë deklaratë “Remi”, e dha në Klan Kosova në emisionin Oxygen. “Me 9 qershor është marrë vendimi për hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Blloku i keq që po them, sistemi armik përtej Serbisë, jo vetëm ata kanë marrë vendime të rëndësishme strategjike se si me iu qas vendit tonë Kosovës. Eprorët e UÇK-së,, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë nuk do të falë palën dhe kanë kriju 26 vite, po mundohen me kriju ende stërkeqe të tyre edhe mos me lënë gjë pa bërë në dëm të tyre. Tash pas kësaj kohe, iu shtohen edhe mekanizmat institucional.. Mekanzimat institucional tash janë palë të misionit ushtarak të UÇK’së,, lirisë dhe ndërkohë janë ndërtuar mekanizma institucional të mirë.. Dhe gjithë ata njerëz potencialisht që janë kriju nga njerëz që kanë shërbyer për UNMIK’un, që kanë gjetur mënyra me punu në Kosovë kundër UÇK’së,, ata tash kanë dhe një mision shtesë. Për me sterkeq Policinë e Kosovës, mekanizmat institucional gjithë Kosovës, ushtarak dhe policor”, tha ai në Klan Kosova I pyetur se përmes kujt po merr detyrë blloku i keq që me stërkeq institucionet e sigurisë, Mustafa tha, se kjo po ndodh ”Përmes njerëzve potencial që kanë qenë të tijë në kohën kur ka sundu këtu. Pra që edhe të keqen që e kanë vazhduar në OJQ, qoftë në sistemin e UNMIK’ut apo të EULEXit apo në sistemin të brendshëm tonin”. Gjithë kësaj, sipas ish-eprorit të lartë të UÇK-së, nuk mund t’iu fshihen e të mos dallohen nga sistemet inteligjenente të Republikës së Kosovës. “Ne kemi institucione tëspecializuara,, të trajnuara, që unë e di që u japim trajnime edhe të tjerëve në rajon, djemtë tanë për këto llogaritje dhe këto përfundime. Unë besoj që kemi kapacitetet të shnosha të sistemit insitucional me i vërtetu këto gjëra”, tha Mustafa mes tjerash. Rrustem Mustafa, derisa fliste pëe kapacitetet dhe profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe asaj të inteligjencës, la të kuptohet se do të shpërfaqen edhe të tjerë persona që mision patën ta dëmtonin e të punonin kundër Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 1 orë më parë