Remi: Duhet ta përshpejtojmë ndërrimin e mentalitetit, mendësisë së robit (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 22:41 14.06.2025 22:41 Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi sonte në emisionin “Oxygen” ka thënë se duhet të përshpejtohet ndërrimi i mentalitetit, siç u shpreh ai, mendësisë së robit. Ai tha se në këtë drejtim ka lëvizje dhe u shpreh se është i kënaqur me dinamikën, përcjell Klankosova.tv. “Duhet ta përshpejtojmë ndërrimin e mentalitetin, mendësisë së robit, është ka levizë, unë jam i kënaqur me dinamikën”. “Të gjitha sistemet tona janë ndërtuar në sistemin e robërisë edhe ajo mendësi ngadalë, pak e nga pak po zëvëndësohet me sistemin e lirë”. Janë 26 gjenerata që kanë lindur në liri, pritjet janë të mira, mirëpo edhe ne mund t’iu ndihmojmë shumë në transformimin e vetes tonë, për të ecur edhe me iu bashkëngjitë kombeve të qytetëruara, më moderne që janë në botë, e kemi vendin aty”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë 2 orë më parë