Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekordmenët Ronaldo e Messi

NULL NULL
18.05.2015 09:47
Cristiano Ronaldo e Lionel Messi janë dy futbollistë që kanë thyer shumë rekorde në lojën e futbollit. Arritjet e tyre janë thjeshtë brilante.

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi vazhdojnë të mos njohin limite.

Të dy edhe në ndeshjet e fundit kanë realizuar rekorde të reja.

Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick në ndeshjen e fundit të Realit ndaj Espanyoll-it dhe kështu ka arritur në kuotën e 310 golave në fanellën e madrilenëve në vetëm 299 ndeshje.

Portugezi la prapa edhe legjendën Alfredo Di Stefano, i cili në 396 ndeshje kishte realizuar 308 gola.

Kurse goli i Lionel Messi i shënuar në Vicente Calderon , që i dha titullin e 23-të Barcelonës, i solli edhe një rekord gjeniut të futbollit.

Messi ka arritur që të regjistrojë golin e 80 në La Liga në ndeshjet në udhëtimin, duke e tejkaluar një tjetër legjendë si Hugo Sanchez.

lajme të ngjashme