Rekordi i zi i portierit më të mirë në botë NULL NULL 14.05.2024 18:14 14.05.2024 18:14 Emiliano Martinez u shpall portieri më i mirë në botë vitin e kaluar. Heroi i Argjentinës në Kupën e Botës, njihet për pritjet e tij bravoroze dhe për shpirtin luftarak. Mirëpo, tani do të bartë edhe një rekord të zi mbi vete. Autogoli i mbrëmshëm i tij në ndeshjen ndaj Liverpoolit, është i treti i 31-vjeçarit në këtë garë. Kësisoj, ai bëhet portieri me më së shumti autogola në histori të Premier Ligës.