Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekordi i zi i Giroud

NULL NULL
13.06.2015 22:20
Sulmuesi i Arsenalit ka dështuar të inkorporohet në lojë dhe gjatë gjithë kohës ka qenë një figurë e izoluar në sulm nga mbrojtësit shqiptarë, duke i bërë vetëm nëntë pasime dhe dy gjuajtje në portë.

Ishte një ndeshje miqësore për tu harruar për Francën , djemtë e Diider Deschamps pësuan një humbje shokuese nga kombëtarja shqiptare që renditet e 51-ta në botë,raporton Goal.com,transmeton Klan Kosova.

Oliver Giroud ka pasur mundësinë të impresionoj në mungesë të sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, por Giroud ka dëshpëruar dhe u nxorë jashtë pas  pjesës së parë, pasi nuk e bëri as më të voglin kërcënim për portën e Etrit Berishës.

Sigurisht që nuk mund të nxirren konkluzione të ngurta nga një lojë miqësore por ndeshja ka paraqitur statistika të dobëta dhe paraqitje të zymtë të Giroudit , ku ai i ka pasur vetëm 9 pasime dhe 13 prekje të topit , një më pak se portieri Hugo Lloris në periudhën hapëse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.