Rekord karriere për Griffin, 50 pikë në fitoren e Pistons (VIDEO) NULL NULL 24.10.2018 12:25 24.10.2018 12:25 Detroit Pistons kanë fituar në kohë shtesë ndaj Philadelphia 76ers në kuadër të NBA-së me rezultat 133-132. Blake Griffin, shënoi pikët vendimtare mes 50 sosh sa arriti në këtë mbrëmje, shtuar këtu edhe 14 kërcime. Njëherësh ky ishte edhe rekord personal i përzgjedhjes se pare te draftit te 2009-ës pasi që natën e mbrëmshme ai shënoi më së shumti pikë në një ndeshje në karrierën e tij. Në anën tjetër, Joel Embiid i mysafirëve shënoi 33 pikë e 11 kërcime, përcjellë nga J.J. Reddick, me 30 pikë.